Categories Showbiz

Robert Aliaj reagon pas debatit “Prindi1” dhe “Prindi2”: “Jetojmë një epokë me b*thë përpjetë!”

Artisti i njohur, Robert Dragot Aliaj ka reaguar pas debatit të fundit që ka lindur me futjen e konceptit “Prindi1” dhe “Prindi 2” në formularët e institucioneve apo dhe nismës për birësimin e fëmijëve edhe nga persona të pa martuar apo që bashkëjetojnë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Robert Aliaj thekson se po jetojmë në një epokë , ku sipas tij një minoritet absolut po i imponohet një maxhoriteti absolut.

“Ky imponim është në të njëjtën kohë, i pamundur dhe i padëshirueshëm. Këto klane të rrezikshme kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen, gjëra që nuk pasqyrojnë shtigjet individuale të secilit, as ato shoqërore.

Është kjo luftë kundër bërthamës së familjes miliardavjeçare? Jeni Ju dakord me komercializimin e fëmijëve, konvertimin e tyre në mall apo qe shumë shpejt te keni mundesi te bleni fëmijë në supermarket sipas nevojave të secilit?”’, thekson ai.

Ai përmend si shqetësues kërcënimin e Pastorit Akil Pano, ndërkohë që thekson se po të përfshihet apo të japësh një mendim për akuzat LGBT etiketosh si racist apo ksenobof.

“Është e paimagjinueshme që po jetojmë një epokë me b*thë përpjetë ku një minoritet absolut po i imponohet maxhoritetit absolut.

Ka një tendencë të tmerrshme në rritje që kushdo që ka një pikëpamje të kundërt ndaj këtyre fenomeneve të mbështetura nga LGBT (të politikave identitare gjinore, mohimit të mëmësisë apo atësisë, imponimit të dhunshëm të një modeli degradues shoqëror,) të denigrohet, të atakohet dhe të quhet racist, ksenofob ose më keq.

Çdo formë e debatit racional është bërë e vështirë nëse jo e pamundur, me keq se në diktaturë.

Ky imponim është në të njëjtën kohë, i pamundur dhe i padëshirueshëm. Këto klane të rrezikshme kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen, gjëra që nuk pasqyrojnë shtigjet individuale të secilit, as ato shoqërore.

Është kjo l uftë kundër bërthamës së familjes miliardavjeçare? Jeni Ju dakord me komercializimin e fëmijëve, konvertimin e tyre në mall apo qe shumë shpejt te keni mundësi te bleni fëmijë në supermarket sipas nevojave të secilit?”, shkruan Aliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME