Categories Showbiz

“Rock nën kurorën e ullirit”

“Rock nën kurorën e ullirit” është koncerti i dytë i tre musketierëve, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda, të cilët pas suksesit të koncertit të tyre të parë do të sjellin magjinë e tingujve të repertorit të tyre ndër vite. Të tre këngëtarët do të performojnë zhanre të ndryshme muzikore dhe do të sjellin një atmosferë krejtësisht tjetër në Amfiteatrin e Tiranës. Për emisionin “Rudina” këngëtarët treguan se koncerti do të ketë surpriza.

“Kemi 11 këngë që janë të musketierëve dhe koncerti ka diku te 20 këngë. Me orkestrën e Radios ndihem shumë mirë sepse është vendi im. Do të jetë super spektakël, ashtu siç dimë ta bëjmë ne, por duhet të merrni masa sepse mund të jetë pak fresk”, tha Deda.

“Do të këndojmë duete, unë për shembull do të këndoj me një tenor të madh si Kastriot Tusha. Redi do të këndojë me Eneda Tarifën një këngë të vetën dhe Eltoni bashkë me Flaka Krelanin”, tha Gjoka.

“Ne mezi i presim këto aktivitete. Orkestra simfonike i jep një kostum shumë të bukur këtij aktiviteti”, shtoi Makashi.

Ky koncert do të ketë surpriza të shumta dhe një prej tyre është ftesa që i kanë bërë këngëtarëve të tjerë si Eneda Tarifa, Flaka Krelani apo Kastriot Tusha./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME