Categories Lajme

ROMË – Italia do të dërgojë armë në Ukrainë

Parlamenti italian miratoi dërgesat e armëve në Ukrainë, deklaroi kryeministri Mario Draghi në një intervistë për gazetën ”Corriere della Sera”.

“Vendimi për dërgimin e armëve është marrë në parlament pothuajse unanimisht. Kushtet e çështjes janë të qarta, nga njëra anë janë njerëzit që u sulmuan, nga ana tjetër ushtria e agresorit”, theksoi Draghi.

”Sanksionet kundër Rusisë janë të nevojshme për të dobësuar agresorin. Ukrainasit duhet të ndihmohen drejtpërdrejt me armë”, shtoi ai.

“Të mos bësh këtë do të ishte e barabartë si t’u thoshe atyre që dorëzohuni, pranoni skllavërinë dhe nënshtrimin që shkon kundër vlerave tona evropiane të solidaritetit. Në vend të kësaj, ne duam të lejojmë ukrainasit të mbrohen”, theksoi Draghi.

Draghi pranoi se në fillim mendonte se Rusia do të arrinte një fitore të shpejtë, por tani “nuk ka asnjë shenjë se populli ukrainas do të jetë në gjendje të pranojë pushtimin rus”./ /os/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME