Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 5 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

DVP Vlorë/ Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 5 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar se po ndërtonte në subjektin e tij tregtar (bar-kafe), në tejkalim të lejes së ndërtimit, të lëshuar nga organet kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit: – P. L., 59 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin K. K., 59 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin Sh. M., 44 vjeç, të cilin e kanë goditur me grushte dhe sende të forta.

Punohet për kapjen e shtetasit K. K. – M. M., 53 vjeçe, banuese në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi ka dëmtuar xhamin e dyqanit për të cilin është në konflikt pronësie me shtetasen T. I.(Q)., 48 vjeçe, banuese në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: – K. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshshme; – Y. Sh., 50 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 4, Ksamil, u konstatua duke gërmuar një sipërfaqe toke. – A. M., 49 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, pasi në lagjen nr.4 Sarandë, në plazh, u konstatua duke hedhur inerte dhe gurë në det.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME