Categories Sport

Ronaldo humb penallti, Rebic tradhëton Milanin, Juventusi kalon në finale!

Juventusi është finalisti i parë i Kupës së Italisë për sezonin 2019-2020. Bardhezinjtë barazuan pa gola ndaj Milanit në Allianz Stadium në gjysmëfinalen e kthimit, por avancuan në finale falë barazimit 1-1 në transfertë në ndeshjen e parë. Një sfidë në të cilën Juventusi humbi një 11-metërsh ndërkohë që kuqezinjtë në krahun tjetër luajtën për më shumë se 75 minuta përfshirë edhe shtesat me një lojtar më pak në fushë. Edhe pse luhej pa tifozë dhe ishte ndeshja e parë që riktheu futbollin në Itali pas më shumë se tre muaj, sfida nisi me ritëm dhe emocione.

Pas çerek ore lojë gjyqtari Orsato i ndihmuar dhe nga sistemi Var akordoi një 11-metërsh në favor të Juves për një prekje me dorë brenda zone të Contit. Penallti të cilën Cristiano Ronaldo e shpërdoroi pasi Donnarumma dhe shtylla i thanë jo golit të yllit portugez.

Vetëm disa sekonda më pas në minutën e 17-të Ante Rebic bëri një ndërhyrje të rënda me taka ndaj Danilos dhe u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Milanin pa sulmues dhe me një lojtar më pak në fushë.
Deri në fund Juventusi ishte më kërkues por edhe Milani pati shanset e veta megjithatë kjo ndeshje e parë në futbollin italian pas pandemisë nuk solli asnjë gol, me bardhezinjtë e Sarrit që shkuan në finalen e Kupës pas dy barazimeve dhe falë një goli të Ronaldos me penallti në fushë kundërshtare. Milani i Piolit humbi edhe një nga mundësitë më të mira që pati për t’u kualifikuar në Europë për sezonin e ardhshëm, pikërisht Kupën e Italisë, ndërkohë që Juventusi të mërkurën e 17 qershorit do të sfidojë në Romë, fituesen e çiftit Napoli-Inter.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME