Categories Sport

Ronaldo tani është çështje, tek Juvja presin fundin e sezonin për ta zgjidhur

Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen, Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon Familja Agnelli e ka për detyrë të mendojë për gjëra të mëdha, por është fakt që gjithçka ka shkuar më shumë se gabim gjatë sezonit 2020-21. “Zonja e Vjetër” po bëhet gati t’ia dorëzojë titullin Interit Contes, që duket se do ta ketë formalitet ruajtjen e vendit të parë në javët e mbetura, kurse lamtumira e radhës nga Championsi erdhi shumë shpejt. Madje, nëse do t’i referohesh matematikës, edhe vendi i katërt në Serinë A nuk është i sigurt. Një zhgënjim që klubi, lojtarët dhe tifozët e kanë të vështirë ta pranojnë.

Objektivi tani mbetet vetëm një: mbyllja e sezonit me një sprint final, për të siguruar sa më parë pjesëmarrjen në kompeticionin madhor për klube. Të dielën, prova e radhës, por tepër e vështirë, është ajo ndaj Atalantës, në Bergamo. Një përballje direkte, ku nuk mund të bëhen llogari.

Megjithatë, Paratici dhe drejtuesit e klubit, nga ana tjetër, çdo ditë janë me laps në dorë. Sepse ekziston çështja e Cristiano Ronaldos, që nuk i lë të flenë të qetë. Fanella e hedhur të dielën e kaluar vërtetoi edhe një herë nervozizmin e lojtarit. Sa here që nuk shënon (megjithatë është golashënuesi më i mirë me 25 gola), shfryn në fund të sfidës.

Drejtuesit e Juves i kanë duart të lidhura nga kontrata “faraonike” e “yllit” portugez, që zgjat deri në verë të vitit 2022. Nuk janë zhvilluar biseda për rinovimin e kontratës dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, ka lëvizur për të kuptuar se cilat janë mundësitë për t’u larguar nga Torino. Në Madrid nuk janë bërë të gjallë, sepse drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të përqendrohen te të rinjtë e talentuar. Synohen Mbappé dhe Haaland. Dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër.

CR7, për të qëndruar te “Zonja e Vjetër”, sigurisht “ka nevojë” për Championsin, skena ku më të mirët e futbollit dëshirojnë të jenë protagonistë. Por asgjë nuk është e sigurt, përfundimi i sezonit do t’i qartësojë gjërat. Drejtuesit e Juves duhet të mendojnë edhe për situatën e Moratas dhe Dybalas, me argjentinasin që është në përfundim të kontratës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME