Rosnica me pulë
Përbërësit:
1 pulë
1 qepë e vogël
300 gr rosnica
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 lgj gjalp
Kripë dhe piper I zi
Nenexhik
Përgatitja:
Pastrojmë pulën dhe e presim atë në copa. Në një tenxhere vendosim 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim copat e pulës. Shtojmë ujë të valuar dhe e lëmë të ziejë pak për 10 minuta. Më pas vendosim copat e pulës në një tavë dhe I pjekim në furrë për 20 minuta sa të zverdhet pak lëkura.
Ndërkohë kaurdisim një qepë të vogël të grirë dhe e shtojmë tek lëngu I pulës për të zierë. Në një tigan me 1 lugë gjelle vaj dhe pak gjalp kaurdisim rosnicat deri sat ë zverdhen pak. Shtojmë lëngun e pulës tek rosnicat dhe I trazojmë duke rregulluar shijen me kripë, piper e nenexhik nëse dëshironi. I lëmë të ziejnë për 10 minuta. I shtrojmë në tavë me mishin dhe nëse dëshironi mund të vendosni edhe për pak minuta në fuurë, ose I shërbeni menjëherë.