Categories Lajme

Rrahën me sende të forta avokatin në Sarandë, të pandehurit kërkojnë zbutjen e masave të sigurisë!

Autorët e dyshuar të plagosjes së avokatit Marjel Mejdi në Sarandë kërkojnë lirinë dhe pushimin e çështjes. Mësohet se një prej të akuzuarve, Aleks Rexha ka dorëzuar një kërkesë ditën e djeshme duke kërkuar revokimin e masës së sigurisë, arrest shtëpie që është vendosur ndaj tij nga Gjykata e Sarandës.

Në seancën e zhvilluar më datë 15 korrik të këtij viti, Prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg për 45 ditë.

Kërkesa e Aleks Rexhës do të shqyrtohet nga gjyqtari Fatmir Ndreu ndërkohë që mësohet se edhe një tjetër i pandehur për këtë ngjarje ka kërkuar zbutjen e masës arrest me burg të vendosur në mungesë.

Marjel Mejdi, avokat, ish-Drejtor ne Ministrine e Brendshme u plagos rëndë me sende të forta në 5 korrik në mes të ditës në rrugën pranë Portit Detar të Sarandës. Ai u mjekua ne Spitalin e Sarandës, më pas në atë të Janinës për shkak të gjendjes së rëndë dhe aktualisht ndodhet në rregjim shtrati në banesën e tij deri ne rehabilitim të thyerjeve në dorë e këmbë.

Nga shtrati i spitalit të Sarandës, ai ka dëshmuar për policinë, ku mësohet se ka thënë se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë.

Ndërkohë bëhet me dije se disa kohë më parë avokatit i kanë rrahur edhe xhaxhain, shtetasin me iniciale I.Mejdi dhe djalin e hallës A.K., në dy ngjarje të ndryshme.

“Isha te lokali i portit, piva kafe me një shokun tim. Mora makinën për të dalë nga porti, m’u te dera, sa del, një Porsche e zezë më kishte zënë rrugën. Prita në makinë, që ta hapte rrugën. Ndërkohë, fraksion sekondi m’u sulën disa persona me hekura, shkopinj, sende të forta. Nuk i kisha parë asnjëherë këta persona. Më sulmuan, më gjuajtën në makinë njëherë.

Isha bashkë me një shok, u munduam të iknim që të shpëtonim, se ishin shumë veta. Nuk kishim çfarë të bënim. Më ndoqën nga mbrapa nja 30-40 metra. Më erdhi njëri, se unë ika në një moment, por ai më gjuajti në kokë dhe rashë në shesh. Nuk pushonin së gjuajturi. Me hekura, me shkopinj, nuk pushonin së gjuajturi. Unë qëndrova një orë brenda në lokal dhe nuk besoj të kenë qenë brenda ata, pasi aty ka policë, mund të më kenë ruajtur jashtë”, është shprehur avokati./Panorama/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME