Categories Sport

Rrahmani drejt Napolit, zbulon detajet e marrëveshjes

Amir Rrahmani gjithnjë e më pranë Napolit. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës është kthyer në një objektiv konkret për klubin e Aurelio De Laurentiis, që nën drejtimin e Gennaro Gattusos kërkon të rikthehet te lavdia. Lojtari i Hellas Verona ngjalli interesin e skautëve blu, së bashku me shokun e tij të skuadrës, Amrabat.
Aftësitë e Rrahmanit për të luajtur me 4 futbollistë në prapavijë, loja në ajër dhe forca për tu përballur tek për tek me kundërshtarin dhe eksperienca te një klub italian, siç është Verona e bën 25-vjeçarin futbollistin ideal për Napolin.

Bisedimet mes palëve janë futur në fazë mjaft të nxehtë, me Rrahmanin që ka gjetur akordin për kontratë 5-vjeçare me Napolin dhe natyrisht pagë më të lartë. Gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë muajit janar, me kushtet që janë vulosur në blerjen përfundimtare të tij për shifër mes 10-12 milionë euro, me kusht që Napoli të lejoj të qëndrojë në Veneto deri në fund të sezonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME