Categories Politike

Rrëfehet ish ministri: Sekreti i errët përse Berisha ra nga pushteti në 2013-ën

Damian Gjiknuri ka befasuar mbrëmjen e së premtes teksa ka dhënë një arsye shtesë për rrëzimin e Berishës në vitin 2013. Nuk ka të bëjë me rotacionin, apo konsumimin e mandateve nga ish-kryeministri.

Gjiknuri shpjegoi në studion e emisionit “Java në RTSH” se ishte pikërisht sektori energjetik ai që ndikoi në largimin e Sali Berishës nga pushtetit.

“Privatizimi i gabuar me CEZ dhe falimentimi energjetik çoi në mungesë të parave. Shteti merrte kredi për të financuar sektorin. Në situata të vështira hidrike, nëse nuk merren masa të sakta, ka kosto të mëdha” – tha ish ministri.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri komentoi edhe veprimtarinë e tij si ministër në mandatin e parë të qeverisë socialiste.

I pyetur nga analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj, Gjiknuri u ndal te reforma në sistemin energjetik.

“Nëse kthej kokën pas, nëse ka diçka për t’u krenuar në punën time, ajo është që u ndryshua një mentalitet. Dhe kjo nuk ishte e lehtë për një popull që e ka pasur traditë mospagesën e energjisë. Natyrshëm që ka pasur sfida, por e rëndësishme është që sot ne krenohemi. Energjia është një sektor delikat ajo është energjia” – tha Gjiknuri në studion e “Java në RTSH”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME