Categories Lajme

Rrëmbyen shqiptarët duke u zhvatur dhjetëra mijëra paund, dënohet organizata e rrezikshme në Britani

Kreu i një bande të rrezikshme të krimit të organizuar që rrëmbeu dhe torturoi iktimat e saj me thika dhe ujë të nxehtë në këmbim të parave të gatshme dhe bizhuterive të shtrenjta është dënuar me 25 vjet burg.

Një nga viktimat të 27-vjeçarit Fortune Lawson, Mohamed Saroya, u rrëmbye jashtë shtëpisë së tij në Londër në nëntor 2018 pasi u pa me një orë Rolex në dorë në një fotografi të Snapchat dhe u josh për kanabis. Viktima u terrorizua për tetë orë duke përfshirë edhe goditjen me thikë të shumëfishtë, me ujë të nxehtë me sheqer të derdhur në bark dhe ijë, dëgjoi të premten Gjykata e Cardiff Crown.

Saroya u detyrua të thërriste anëtarët e familjes për të dhënë paratë dhe Rolexin për t’u dorëzuar përpara se të lirohej. Gjykata dëgjoi se ai u gjet nga kushëriri dhe vëllai i tij në një park makinash afër stacionit hekurudhor Kenton, por ai nuk mundi të hipte në makinë për shkak të lëndimeve të tij “të tmerrshme”. Në dhjetor 2020, Lawson goditi sërish, duke rrëmbyer një tjetër viktimë, shqiptarin Ledio Ibrahimi me pretendimin se do pinin kanabis së bashku.

Në vend të kësaj, ai e çoi atë në një banesë në qytet dhe e futi në ujë, e rrahu dhe e kërcënoi me armë dhe thika dhe një “qen sulmues”. Ibrahimi u detyrua të telefononte një mik për të dorëzuar 50,000 £, por miku thirri policinë e Uellsit të Jugut për të raportuar një “situatë për jetë a vdekje” dhe pa e ditur rrëmbyesin. Viktima u dërgua në një fortesë tjetër në Hertfordshire, ku kalvari i tmerrshëm vazhdoi përpara se të shpëtohej përfundimisht nga policia e armatosur, të cilët e gjetën atë me lidhëse kabllosh në kyçet e dorës “duke u tundur dhe duke qarë”.

 

 

Dëshmitë e ADN-së të marra nga gjaku i gjetur në banesën e të akuzuarit e shtynë policinë të identifikonte një viktimë tjetër, Halim Vladi, i cili gjithashtu ishte mbajtur kundër vullnetit të tij dhe ishte sulmuar vazhdimisht në të njëjtën adresë. Tetë anëtarë të tjerë të bandës – të gjithë të përfshirë në të paktën një nga tre komplotet – u dënuan gjithashtu të premten në të njëjtën gjykatë.

Tetë anëtarë të tjerë të bandës, të gjithë të përfshirë në të paktën një deri në tre herë në rrëmbime dhe komplote u dënuan gjithashtu nga e njëjta gjykatë. Davood Assadpour, 33 vjeç dhe Micaiah Marley, 30 vjeç, u burgosën me 15 vjet; 27 -vjeçarët Arnold Fumemeya dhe Alexis Mutesa me 13 vjet; Gideon Lawson, 24 vjeç, me 12 vjet burg; Ahmed Omar, 29 vjeç, me 9 vjet; Stephen Isaac, 66 vjeç, me 6 vjet; dhe Denis Delishaj, 34 vjeç, me 8 vjet burg, shkruan Indipendent.

Gjykata dëgjoi se Denis Delishaj me origjinë shqiptare, luajti një “rol të rëndësishëm” në shantazhimin e Ledio Ibrahimit, por ndërsa ai nuk ishte pjesë e rrëmbimit apo torturës, ai ishte “në anën tjetër të telefonit” dhe teksa ndodhte dhuna përkthente fjalët e viktimës kundrejt shpërblimit.

Një Dhomë Gjumi Në Banesën Në Cardiff Ku Një Nga Viktimat U Torturua Sd 800x450

Armët Që E Përdorura Nga Banda 800x340

Armët e përdorura nga banda

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME