Categories Lajme

Rrezikojnë verbimin/ Klinika merr përsipër operacionin 25 mijë euro për 3 fëmijët dhe nënën e tyre

Historia e familjes Senkollari na trishtoi të gjithëve. Të tre djemtë vuajnë nga një sëmundje e syve, e cila sa vjen edhe i rrezikon shikimin. Bëhet fjalë për një sëmundje gjenetike, të trashëguar nga nëna e tyre, Ornela. Edhe gjendja e saj është shumë e rënduar, ndërsa shikimi sa vjen edhe i dobësohet.

“Kur jam në diell nuk shoh dot, vetëm kur jam në errësirë shoh më mirë. Jam mësuar me errësirën, nuk jam mësuar me dritën,” ishin këto fjalët e Albanit, 7-vjeçarit gjatë thirrjes për ndihmë që ata bën.

Të tre fëmijët, po ashtu edhe Ornela kanë nevojë të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, sa më shpejt. Pasi në të kundërt ata do të shkojnë drejt verbimit të plotë. Por, gjendja e tyre ekonomike ia vështirsonte shumë realizimin e operacioneve. Ndaj, ata kërkuan ndihmën e gjithë shqiptarëve.

“Fundjavë Ndryshe” iu bashkua thirrjes së familjes dhe në një kohë të shkurtër erdhi edhe lajmi i shumëpritur. Klinika e Syrit Internacional mori përsipër të kryejë operacionin me një vlerë prej 25.000€ për 3 fëmijët dhe nënën e tyre. Ndërsa i janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, shumë shpejt priten t’i nënshtrohen edhe procedurave mjekësore. Lajmi u dha nga mjekja okuliste pranë Klinikës së Syrit Internacional, Felisia Gjyrdedi.

“Nga ekzaminimet paraprake të kryera, jemi besimplotë se do të kemi një prognozë të mirë. Do të bëhet ndjekja dhe më pas sipas nevojës mund të jetë e nevojshme edhe fuqizimi i mëtejshëm me syze. Rasti është i vështirë, por gjendja në të cilën familja ndodhet, ishte e domosdoshme të mos qëndronim pasiv, ” u shpreh Gjyrdedi, teksa ishte e ftuar në emisionin “Historia e Fundjavës”. Bamirësia nuk të varfëron! Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME