Categories Covid-19

Tejmbushja e spitaleve bën që të pacientët të kurohen në ambulanca, reagon Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, gjatë fjalës së tij të mbajtur në mbledhjen Komitetit të Ekspertëve ditën e sotme u shpreh në lidhje me aludimet se shërbimi po u jepet pacientëve në ambulanca për shkak të tejmbushjes së kapaciteteve në spitalet Covid. Brataj u shpreh se rrjeti i ambulancave funksionon normalisht dhe pacientëve të shtruar në to nuk u mungon asgjë, pasi janë kthyer në mini-spitale. Sipas tij ndihmat e ardhura nga BE dhe shtimi i ambulancave të reja ka bërë që rrjeti i urgjencës të funksionojë normalisht.

“Nuk është puna se ju shikoni njerëzit brenda në ambulancë dhe ata janë të braktisur. Askush nuk është braktisur. Ato ambulanca ku njerëzit janë brenda, kanë gjithçka që duhet. Asgjë nuk u mungon. Sapo mbaron oksigjeni, u vihen në dispozicion një tjetër.

Kemi situatën në kontroll.Ka pasë raste që ka përfunduar oksigjeni i ambulancës dhe është bërë menjëherë mbushja e tyre. Kërkesa e urgjencës ishte dhe pajisja me ambulanca të reja të cilat me ndihmën edhe të BE-së janë shtuar. Jemi në përputhje me gjithë strategjinë e menaxhimit të pandemisë dhe rrjeti i ambulancave funksionon normalisht”, u shpreh Brataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME