Categories Lajme

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta në skajin verior dhe juglindor. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C mëngjesi deri në 17°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qendre anticiklonare në veri të Europës do të kushtëzoj mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të saj. Më të dukshme kthjellimet paraqitet në vendet e Pellgut të Mesdheut dhe Europën Veriore. Por vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë Europën Qendrore dhe Perëndimore.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë republikën e Kosovës do të vijojnë të kushtëzojnë kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime për pjesën më të madhe të vendit, por vranësira kalimtare do ketë në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh deh vranësira të lehta dominojnë në zonat kufitare me Shqipërinë ndërsa pjesa tjetër e vendit do të paraqitet me kthjellime. Edhe pasditja mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME