Categories Lajme

Rrjeti i kanalizimeve del jashtë funksionit dhe përmbyt Durrësin

Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit gjatë ditës së sotme. Situatë alarmante duket në qytetin bregdetar të Durrësit ku disa prej rrugëve kryesore janë përmbytur për shkak të reshjeve intensive.

Shkak për përmbytjet është bërë rrjeti i kanalizimeve që nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve duke rritur nivelin e ujit në rrugë, gjë që ka shkaktuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Edhe trafiku është rënduar pasi automjetet lëvizin shumë ngadalë nga sasia e madhe e ujit që vërshon dhe i pengon drejtuesve pamjen e qartë të rrugës.bSituata më problematike paraqitet pranë stacionit të trenit, pranë stadiumit Niko Dovana, si dhe në zonat periferike dhe rrugët që lidhin këto zona me pjesën qendrore të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME