Categories Politike

Rudina Hajdari reagon për ‘lapsusin’ në parlament, nuk i kursen ironitë për Bashën dhe Kryemadhin

Një lapsus i bërë gjatë fjalës së saj në seancën e parë parlamentare, e vuri në qendër të vëmendjes kryetaren e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari. Për këtë, ajo ka zgjedhur që të sqarojë njëherë e mirë, vështirësinë e saj në të folur në gjuhën shqipe, kjo për shkak se ka jetuar plot 17 vite në Amerikë. Në reagimin e saj, nuk i ka kursyer edhe akuzat për kryedemokratin e PD-së, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre. Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me Amerikanët, Gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre. Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale”, shkruan Hajdari.

Gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit ajo njoftoi se bashkë me grupin që drejton do të shkojë në çdo cep të vendit me qëllim ringritjen e së djathtës, por bëri lapsus teksa u shpreh se “Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME