Categories Lifestyle

Sa më pak miq të kesh, aq më inteligjent je

Nëse mungesa e shoqërisë nuk është ‘fundi i botës për ju’ , nëse ju pëlqen vetmia, keni një rreth të ngushtë shoqëror, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Madje, mos e etiketoni veten si introverte, por më të zgjuar se mesatarja e njerëzve. Sipas një studimi të botuar në British Journal of Psychology, njerëzit që janë shumë inteligjent kanë tendencë të kenë një rreth më të vogël miqsh dhe kërkojnë më rrallë ndërveprim social.

Hulumtimi i tyre tregoi se qeniet njerëzore janë më të lumtur kur jetojnë në zona me më pak popullsi të dendur. Ata gjithashtu zbuluan se lumturia e një personi rritet kur një përqindje më e madhe e bashkëveprimeve të tyre sociale janë me njerëzit që vërtetë duan, në krahasim me grupet e mëdha të miqve apo të njohurve rastësisht!

Shumica e pjesëmarrësve në studim raportuan një nivel më të madh të lumturisë kur ata kishin ndërveprim më të shpeshtë shoqëror, por ndryshe nga ajo që mund të mendoni, grupi që pohoi të kundërtën kishte rezultate më të larta në testin e inteligjencës.

Pjesëmarrësit në grupin shumë inteligjent raportuan një efekt të kundërt kur bëhet fjalë për situata sociale, shkruan Living.al. Studiuesit shpjeguan se individët më inteligjentë përjetojnë kënaqësi më të ulët kur duhet të dalin apo të bashkëveprojnë me shumë persona njëkohësisht.

Këta njerëz janë të përqendruar në objektiva të tjera afatgjata. Me fjalë të tjera, njerëzit me shumë inteligjencë kanë tendencë të përdorin kohën e tyre për të zgjidhur një problem aktual ose për të arritur aty ku duan. Pra, mos e fajësoni veten se pse jeni aq asocial. Jeni të veçantë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME