Categories Lajme

Sali Berisha: Do jem kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për shtyp tha se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Në krah të tij në këtë takim janë deputetët: Albana Vokshi, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Edmond Spaho dhe ish-deputetë të PD-së. Ai e theksoi fort që do jetë kryetar i PD-së dhe kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë, pasi ka zgjim të madh të demokratëve dhe opozitës.

Moderatorja Floriana Garo ishte risia e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të partisë, por sot ajo u shfaq krah Berishës duke moderuar konferencën. Garo është emëruar drejtoreshë e Komunikimit në nismën e Berishës.

Po ashtu Berisha tha se ”Foltorja” e cila ka nisur prej një muaji, sot ka mbështetjen e rinisë, e çdo demokrati.Me 4200 votat e delegatëve të PD-së, më 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Po ashtu ai tha se kreu i Meduzës dhe gjithë aleatët e tij të krimit dhe drogës, shuajtën opozitarizmin në vendin tonë.

”Anëtarët e PD-së janë bashkuar me këtë lëvizje për qëllimin e ringritjes së PD-së, për ta shndërruar në një forcë vigane opozitare dhe me mision për çmontimin e narkoshtetit dhe të rikthimit të Shqipërisë në rrugën e ligjit dhe demokracisë. Ky proces ka një kusht; shndërroi PD-së në një forcë të vlerave konservatore në vend.

Kreu i Meduzës dhe gjithë aleatët e tij të krimit dhe drogës arritën pothuajse të shuajë opozitarizmin në vendin tonë, duke e shndërruar PD-në që u largua në këto 8 vite nga vlera te saj themelore.

Kjo është lëvizja e dytë më e rëndësishëm në historinë e kësaj partie. Narko-qeveria së bashku me aleatët e saj kanë dashur ta pengojnë këtë lëvizje dhe të shkurajojnë demokratët me deklarata absurde. Të gjitha këto dështuan”- theksoi Berisha. Me tej ai tha se do fillojë ofensivën e madhe opozitare kundër Kryeministrit Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME