Categories Sport

Selenica në mëshirë!

Skuadra e Selenicës sezonin e shkuar u shpall kampione e Kategorisë së Tretë,e kthyer me shumë bujë pas kaq shumë vitesh mungesë.Trajneri Duro bëri një punë të jashtëzakonshme teksa mori në dorë frerët e skuadrës,e në krye të saj e shtyu drejt suksesit,duke e ngjitur ekipin në Kategorinë e Dytë.U fol për projekte serioze,investime të cilat do ta barazonin Selenicën në nivel me ekipet e tjera,por asgjë nuk ka ndryshuar. Lojtarët nuk janë paguar në asnjë moment që prej fillimit të sezonit futbollistik,ku kanë luajtur dhe 5 ndeshje. Momentalisht Selenica renditet e fundit në Grupin B,ku nuk ka mundur të marrë asnjë pikë,kjo për arsyen se disa nga lojtarët u larguan nga skuadra për shkak të pagave.E njëjta situatë ndodhi dhe ndeshjen e fundit ku selenicarët zhvilluan takimin në Memaliaj,ku nuk u paraqit as trajneri vlonjat Erion Duro.

Skuadra shkoi e copëzuar,lojtarët e formacionit titullar nuk u paraqitën,teksa u luajt me lojtarë të rinj e pa eksperiencë duke humbur me shifrat e thella 8-1. Lojtarët së bashku me teknikun Duro pohojnë se nuk mund të vazhdojnë dot me këtë situatë.Skuadra shfuqizohet dita-ditës teksa lojtarët largohen një nga një pasi nuk ka një zgjidhje.Këta futbollistë me shumë pasion e kanë shoqëruar skuadrën deri në këtë moment,madje dhe duke i përballuar vetë të gjitha shpenzimet,por me sa duket është e pamundur të vijohet më tej.Nuk ka më motivim për këta djem që absolutisht duhet të cilësohen “heronj”.Bashkia e Selenicës nuk ka ende asnjë zgjidhje për skuadrën e cila vetëm pas pak ditësh pritet të luajë ndeshjen e parë në këtë qytet me shumë tradita për futbollin. Madje dhe vetë qytetarët shprehen të shqetësuar për skuadrën,ku pranojnë se ai është argëtimi i vetëm i fundjavave. Ky emër,”Selenica” kurrësesi nuk duhet të harrohet,por duhet të jetë i pranishëm e madje të zhvillohet akoma më shumë në futbollin shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME