Categories Sport

Selenica nuk ja del të marrë një rezultat pozitiv as në ndeshjen e katërt teksa ka pësuar humbje përballë Gramozit

Selenica nuk ja ka dalë të marrë një rezultat pozitiv as në ndeshjen e katërt teksa ka pësuar humbje përballë Gramozit.Ndeshja e luajtur në Orikum ka përfunduar me rezultatin 0-2 për miqtë me një dygolësh të Alikos,nga një për secilën pjesë.Ndeshja nisi bukur,ku në minutat e para u pa qarkullim i topit nga të dyja skuadrat.Goli i parë u shënua në minutën e 13,ku Aliko merr një pasim të bukur disa metra larg portës kundërshtare dhe e dërgon topin në rrjetë.

Sulme të selenicarëve,të cilët tregohen të pasaktë,e disa momente individualistë.Me fillimin e pjesës së dytë provojnë vendasit,por pa rezultat.Teksa vjen minuta e 59′ dhe një herë Aliko i gjendur brenda zonës së rreptësisë godet me të djathtën e realizon sërish,0-2 në favor të Gramozit.Kjo ishte humbja e katërt për Selenicën në po kaq javë,e cila nuk po gjen formën e duhur.

Selenica-Gramozi 0-2 (Aliko 2X 13′,59′) Formacionet! Selenica:Këllçiu,Omeri,Bega,Goxhaj,Borakaj,Myderosi,Rina,Memushaj,Maraj,Berdoj,Nazaj U aktivizuan:Meçaj,Taullaraj,Kasaj Trajner:E.Duro Gramozi:Spaho,En.Mydin,Gjoni,Faslliaj,Mete,Er.Mydin,Treni,Aliko,Kodra,Demiri,Osmani U aktivizuan:Mydini,A.Mydin,Duka Trajner:I Qirjako  Gjyqtar kryesor:M.Dyrmishi Asistent i parë:E.Velo Asistent i dytë:G.Balliu Gjyqtar i katërt:L.Dosti Vëzhgues:K.Peçi Delegat:M.Tegu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME