Categories Lajme

Serbia lë shumë hapa pas Kosovën dhe Shqipërinë, mbërrijnë të hënën dozat e para të vaksinës

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, deklaroi të premten në Novi Sad se dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër koronavirusit, do të arrijnë në Serbi të hënën ose të martën (21 ose 22 dhjetor), ku dërgesa e parë do të jetë prej më pak se 5,000 doza. Ai shtoi se vaksinat do të shpërndahen në shtëpitë e pleqve. Llonçar deklaroi se licenca për importin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech është lëshuar më 17 dhjetor nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore dhe se dozat e para do të mbërrijnë, siç janë premtuar, deri në fund të vitit.

Sipas tij, Serbia është ndër vendet e para që do të marrë vaksinën sepse ishte një nga pesë shtetet e para në botë që nënshkroi një kontratë me Pfizer. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 15 dhjetor se Serbia kishte porositur 340,000 doza të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech dhe se vaksina ruse Sputnik V po testohet. Përderisa Serbia ka bërë porositë e para për vaksinën kundër COVID-19, të njëjtën gjë ka bërë edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka thënë se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë AstraZaneca për 800,000 doza të vaksinës, të cilat pritet të arrijnë në fillim të vitit 2020.

Vaksinat e kompanisë Pfizer kushtojnë rreth 18.40-19.50 dollarë derisa ato të kompanisë amerikane Moderna 25-37 dollarë. AstraZeneca ka thënë se vaksina e saj do të jetë më e lirë sesa e konkurrentëve të tjerë. Kosova pret që të marrë vaksina për 20 për qind të popullatës nga programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, ndërkaq pjesën tjetër do ta blejë vetë. Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se është formuar edhe komisioni për negocimin e furnizimit me vaksina kundër COVID-19.

“Kemi dëgjuar edhe zëra pesimistë rreth sigurimit të vaksinës, por ne i sigurojmë qytetarët që ata nuk do të mbesin pa u vaksinuar as për mungesë angazhimi, as për mungesa financiare, sepse, ne e kemi obligim edhe në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, që popullatës sonë t’i sigurojmë vaksinën”, ka thënë Zemaj. Programi COVAX, sipas një hulumtimi të Reuters, deri më tani ka krijuar marrëveshje furnizimi jodetyruese me kompanitë, AstraZeneca, Novavax dhe Sanofi për një total të rreth 400 milionë vaksinave, me mundësi të porositjes së qindra miliona dozave shtesë.

Mirëpo të tria kompanitë janë përballur me vonesa në testimet e tyre, çka mund të shtyjë procesin e miratimit të vaksinave nga rregullatorët deri në gjysmën e dytë të vitit 2021 apo edhe më gjatë. Programi COVAX nuk ka marrëveshje për vaksinën e kompanisë Moderna, apo të Pfizer/BioNTech. Vaksina e Pfizer tashmë ka nisur të administrohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britani dhe është në prag të miratimit edhe nga Bashkimi Evropian. Iniciativa e OBSH-së për shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra, ende nuk ka marrë zotimin e vendeve të pasura që ato të ndajnë vaksinat që siguruar për vete, shkruan Radio Europa e Lirë. Pothuajse 12 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit pritet të prodhohen vitin e ardhshëm dhe rreth 9 milionë doza të vaksinës tashmë janë blerë nga shtete të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME