Categories Sport

10 futbollistët më të paguar: Messi e CR7 në podium, Mbappe ngjit disa shkallë

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Nyemar janë tre nga yjet e futbollit botëror, që ndajnë podiumin si lojtarët më të paguar të vitit 2020. Argjentinasi është ai që arkëton më shumë nga të gjithë, duke përfshirë pagën dhe të ardhurat e tjera nga sponsorët.

Ronaldo e pason, ndërsa Neymar mbyll treshen e parë. Në 10 lojtarët më paguar ka emra mjaft të njohur, teksa Premier League përfaqësohet nga katër lojtarë, Bundesliga me një dhe Serie A vetëm me Ronaldon. Ligue 1 dhe La Liga janë në kuota të barabarta, sipas listës së publikuar nga Forbes.

1.Lionel Messi 126 milion $ (92 milion dollarë argjentinasi i Barcelonës i përfiton nga paga, kurse 34 milion të tjera nga sponsorët, duke qenë lojtari më i paguar).

2.Cristiano Ronaldo 117 milion $ (Paga e sulmuesit portugez të Juventusit kap shifrën e 70 milion dollarëve, kurse nga sponsorët arkëton edhe 47 milion dollarë të tjera).

3.Neymar 96 milion $  (Braziliani i PSG pjesën më të madhe të ardhurave i përfiton nga paga, që kap shifrën e 78 milion dollarëve. 18 milion të tjera Neymar i përfiton nga sponsorët).

4.Kylian Mbappe 42 milion $ (Francezi, kampion bote me Francën, me kontratën aktuale te PSG përfiton 28 milion dollarë nga paga, kurse nga sponsorët gjysmën e kësaj shifre: 14 milion dollarë.

5.Mohamed Salah 37 milion $ (Sulmuesi egjiptian është më i paguari te Liverpool, me 24 milion dollarë në sezon. Ai përfiton në vit edhe 13 milion dollarë të tjera nga sponsorët).

6.Paul Pogba 34 milion $ (Francezi nuk ka rivalë për pagën në Premier League, pasi United i jep 28 milion dollarë në sezon. Nga sponsorët Pogba periton vetëm 6 milion dollarë).

7.Antoine Griezmann 33 milion $ (Sulmuesi anësor i blerë prej Barcelonës nga Atletico Madrid përfiton 28 milion dollarë në sezon nga paga, ndërsa nga sponsorët edhe 5 milion dollarë të tjera.

8.Gareth Bale 29 milion $ (Anësori nga Uellsi, i cili u rikthye në Angli te Tottenham, paguhet 23 milion dollarë në sezon dhe te të ardhurat e tij shtohen edhe 6 milion dollarë nga sponsorët) .

9.Robert Lewandowski 28 milion $ (Polaku nuk ka rivale në Gjermani, as për golat, as për pagën, pasi Bayern Munich i jep 24 milion dollarë. Gjithashtu ai përfiton edhe 4 milion dollarë nga sponsorët).

10.David De Gea 27 milion $ (Spanjolli mund të jetë krenar për faktin që është portieri më i paguar. De Gea merr nga Manchester United 24 milion dollarë në vit, si dhe nga sponsorët 3 milion dollarë të tjera).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME