Categories Sport

Sërish përshëndetje ushtarake! Turqit prov.okojnë Francën

Kombëtarja e Turqisë pas ndeshjes me Shqipërinë, u vendos në qendër të polemikave për shkak të përshëndetjes ushtarake, gjesti në fjalë është përsëritur sërish. Gjatë përballjes me Francën, futbollistët turq kanë realizuar sërish përshëndetjen në fjalë. Ky festim me gjeste ushtarake vjen dy herë, brenda pak ditësh, në një kohë kur Turqia filloi operacionet ushatarake në Siri kundër forcave kurde. Mesfushori i Milanit, Calhanoglu, deklaroi: “E mbështesim 100% kombin tonë”. Ka edhe nga ata sportistë elitarë me origjinë nga Turqi, që dalin hapur kundër Erdoganit. Basketbollisti i famshëm Enes Kanter, që luan në NBA në radhët e Boston Celtics e që ka rrezikuar disa herë që të arrestohet, sërish ka mbajtur të njëjtin qëndrim në Twitter. ”Nuk i shoh dhe nuk flas prej 5 vitesh me prindërit e mi. Kanë burgosur babanë tim. Vëllezërit e mi nuk arrijnë të gjejnë punë. Më kanë hequr pasaportën. Kanë nxjerrë një mandat arresti ndërkombëtar për mua. Familja ime nuk mund të largohet nga vendi. Çdo ditë marr kërcënime me vdekje. Kanë tentuar të më rrëmbejnë në Indonezi. LIRIA NUK ËSHTË FALAS”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME