Categories Sport

Setien: Messi dhe Barcelona gjithmonë bashkë

Lautaro Martínez është një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për këtë verë. Sekretari teknik i Barça, Eric Abidal, dhe bordi drejtues e dinë që Luis Suárez ka nevojë për konkurrencë, veçanërisht duke marrë parasysh faktin që uruguaiani është tashmë 33 vjeç. I zgjedhuri, siç ka raportuar “El Mundo Deportivo”, është Lautaro Martínez, të cilin trajneri i Barçës, Quique Setién, e lavdëron në një intervistë të botuar këtë të premte nga “Gazzetta dello Sport”.

Setien nuk e fsheh admirimin për sulmuesin aktual të Interit, i cili ka klauzolë largimi 111 milionë euro.  “Lautaro Martínez është një lojtar i shkëlqyeshëm. Po sikur ta dojë Messi? Do të ishte e nevojshme ta pyesnit atë. Të gjithë lojtarët e mirë mund të ngjallin interesin e Barcelonës. Për çdo lojtar është krenari të luajë krah Leo Messi.

Messi nuk do të largohet. Ai dhe Barcelona do të jenë gjithmonë bashkë. Kështu është. Leo ka qenë te Barcelona për 20 vjet dhe askush nuk mund ta shpjegojë një ndarje. Është normale edhe në klube të mëdha të ketë konflikte, por ato zgjidhen “, deklaroi Setien.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME