Categories Lajme

Sezoni turistik zgjatet deri më 15 nëntor, hapen aplikimet për licencë

Sezoni turistik do të mbyllet më 15 nëntor. Këtë ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me hotelierët e Vlorës, ku prezantoi mënyrën e menaxhimit të vijës bregdetare dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik për vitin 2020. Ministri theksoi se kohëzgjatja e sezonit bëhet për t’u dhënë mundësi operatorëve turistikë që të balancojnë humbjen e kohës nga pandemia.

“Për të zëvendësuar kohën e humbur në ditët e marsit, prillit, majit me kërkesë dhe të operatorëve turistikë do të shtyjmë sezonin deri në 15 nëntor në mënyrë që dhe të krijohet mundësia për të paguar faturat dhe taksat”, theksoi ministri i Turizmit.

Në bazë të rregullave të reja, të gjitha  restorantet dhe hotelet do të duhet qëtë aplikojnë nga 1 qershori në e-Albania për të marrë licencë. Ministri paralajmëroi se nëse do të konstatohet shkelje e protokolli shëndetësor do të ketë gjobë dhe pezullim të licencës. Z. Klosi bëri më dije se raporti për hapësirën e plazhit do të jetë 80% publik dhe 20% privat.

“Ata që janë në vijën e parë nuk do të marrin gjithë plazhin për vete, sipërfaqet e tjera do të merren nga ata të vijës së dytë. Duke plotësuar 80% të plazheve për t’ia lënë 20% publikut. Zakonisht plazhet pranë zonave të banuara do të jenë publike. Por dhe për ato plazhe të caktuara si private kur nuk ka kërkesa do t’i kalojnë publikut”, tha ai.

“Në e-Albania aplikimet nisin nga 1 qershori deri në 15 qershor, në mënyrë që më 1 korrik gjithçka të jetë gati. Aplikimi në e-Albania është shumë i thjeshtë, aplikohet dhe nga telefoni. Vendos numrin e NIPTIT, që do të dëshmojë që posedon një hotel, vetë deklarimin e kushteve të higjienës”, u shpreh ministri më tej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME