Categories Lajme

Sezoni veror/Tur operatorët: Bonus nga shteti kush pushon në vend

Shqiptarët po shkojnë në plazh, edhe pse Policia nuk të lejon. Shoqata e tur operatorëve ka propozuar një listë kërkesash që nxitin ardhjen e pushuesve të huaj dhe motivon shqiptarët të pushojnë në vend. Skema e propozuar për pushuesit vendas vjen në formën e një bonusi që qeveria mund t’u rimbursojë në taksa apo faturat e ujit dhe dritave. Kërkesat përfshijnë edhe stimuj për shqiptarët që vijnë nga Kosova apo Maqedonia, përmes eliminimit të kostove si tarifa e Rrugës së Kombit.

Për shqiptarët që kanë bërë më herët rezervime për pushime jashtë, në rast të moshapjes së kufijve, tur operatorët propozojnë një kupon në vend të kthimit të parave mbrapsht për të mos çuar në kolaps industrinë e turizmit dalës. Industria e turizmit sheh në kontekstin e krizës si të nevojshme ribërjen e ligjit të turizmit, që përmes rikthimit të Fondit të Turizmit, apo bërjen e detyrueshme të sigurimit të likuiditetit nga operatorët turistikë, do të hiqte barrën e mbështetjes financiare nga shteti.

Tur operatorët parashikojnë një rënie drastike të turistëve të huaj këtë vit deri në 6 herë më pak nga viti i kaluar, pavarësisht përpjekjeve që mund të bëhen nga shteti në formën e marrëveshjeve dypalëshe për hapjen e kufijve apo rinisjen e fluturimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME