Categories Lajme

Shahini i hoqi liçensën/ Reagon shkolla private: Ja si inspektori i Arsimit kapi për gryke drejtorin

Pasi ministrja e Arsimit Besa Shahini vendosi për heqjen e licensës për shkollë private “Udha e Shkronjave”, ka reaguar kjo e fundit.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin p anik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, njoftoi më herët ministrja Shahini.

Ndërkohë shkolla në reagimin e saj thotë: Ne e dimë që çdo masë që merret nga dikush, ka pasojë edhe shkaktimin e p anikut. Çfarë të bëjmë? Të mos marrim masa? Të mos blejmë ilaçe? Të mos blejmë produkte ushqimore? Po pse nuk shkaktonkan p anik maskat shtetërore e personelit në Rinas, por quhen masa të duhura? Pse nuk shkaktonka p anik komiteti i emergjencës me mbledhjet e veta, por qënkan masa “antipanik”?
Pse masat tona nuk quhen masa të mirëfillta kujdesi, por quhen se sjellin p anik?

Shkolla ndër të tjera denoncon dhe dh unën që sipas tyre ka ushtruar inspektori i drejtorisë së Arsimit ndaj drejtorit të shkollës.

PROCEDURA ADMINISTRATIVE E MINISTRISË SË ARSIMIT dëshmon nivelin e ulët të bashkëpunimit me shkollat
1. Inspektim në shkollën “Udha e shkronjave”. Katër vetë. Ora 8:30, 24 shkurt 2020.
2. Dhënie nga ana e tyre e dokumentit që autorizohen për kontroll, ku duhej të ishte objekti i kontrollit dhe personat e autorizuar. E lexojmë. E marim në dorëzim. I pyesim “Ka ndonjë mjek nga ju?” Na thonë “Jo, s’jemi për atë punë”.
3. Vjedhje e dokumentit që lanë, pasi e lanë. (E morën tinëz dhe në prani të tre mësueseve tona, e pranuan në heshtje që e kishin marrë tinëz, refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjes “E morët përsëri dokumentin nga zyra jonë?” VJEDHJE)

4. Lëshim procesverbali të firmosur nga katër vetë, prej tyre. Procesverbali ishte letër e bardhë pa kokë.
5. U kërkojmë në dy kopje se duam një origjinal. Nuk donin, por më vonë binden që të na japin një kopje në origjinal.
6. Marrim një nga kopjet.
7. Pasi e marrim, pendohen dhe na e kërkojnë, me mesazhin “Ju nuk mundet ta kini, ndaj na e jepni”. (përse e bën të dytin, kur ju duheshin të dy?)
8. Pasi refuzojmë t’ua japim ERJAL SELAMAJ, inspektor i Drejtorisë Arsimore në prani të 3 shoqëruesve të vet, ushtron dh unë ndaj drejtorit, kap për gryke, për mesi dhe fut me zor duart në xhepat e drejtorit për të marrë kopjen e procesverbalit që e lanë vetë. KËTA JANË INSPEKTORËT ARSIMIT QË KUJESEN PËR SHËNDETIN E POPULLIT.
9. Thërrasim 3 mësuese për t’u bërë dëshmitare. Ne shkuam me një farë besimi duke qenë vetëm. Por besimi nuk bën punë me shtetin.

Jemi duke folur për KUJDES PËR SHËNDETIN E NXËNËSVE.
Ne ende nuk kemi një problem shëndetësor, të paktën kështu thuhet zyrtarisht dhe ne po guxojmë ta besojmë, megjithëse gënjeshtrën nuk e kanë problem, por kemi vetëm frikën dhe dyshimin për çastin, dhe shiko se çfarë hilesh, vjedhjesh dokumentash e force përdorin.
Kjo është SIGURIA JURIDIKE me të cilën duhet të përballojmë SIGURINË SHËNDETËSORE?
Me këtë lloj bashkëpunimi me drejtorët e shkollave ruhet SHËNDETI I FËMIJËVE, I MËSUESVE, DREJTUESVE, PERSONELIT NDIHMËS?

Prindërit duhet të jenë të qartë që MEKANIZMI I GËNJESHTRËS përforcohet me FORCËN/autoritetin E INSTITUCIONEVE. Në rëntë epidemia, që nuk urojmë, të gjithë do t’u ikin me vrap përgjegjësive të tyre. Kur u ikin me vrap ata që janë në krye, nuk ka sesi të mos ndodhë më poshtë.

Ne e dimë që çdo masë që merret nga dikush, ka pasojë edhe shkaktimin e p anikut. Çfarë të bëjmë? Të mos marrim masa? Të mos blejmë ilaçe? Të mos blejmë produkte ushqimore? Po pse nuk shkaktonkan p anik maskat shtetërore e personelit në Rinas, por quhen masa të duhura? Pse nuk shkaktonka p anik komiteti i emergjencës me mbledhjet e veta, por qënkan masa “antipanik”?
Pse masat tona nuk quhen masa të mirëfillta kujdesi, por quhen se sjellin p anik?/Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME