Categories Lajme

Shkencëtarët amerikanë testojnë injeksionin kundër koronavirusit te majmunët, shihen shenja pozitive

Shkencëtarët amerikanë besojnë se kanë bërë një hap përpara në gjetjen e shërimit ndaj koronavirusit, pasi kanë injektuar majmunët me një formë të këtij virusi për të parë se çfarë do ndodhë më pas. Testet kanë treguar se një injeksion i quajtur remdesivir, mund të reduktojmë dukshëm shpërndarjen e virusit.

Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH) në një laborator në Montana kanë injektuar në disa majmunë me një injeksion para se t’i injektonin me koronavirusin që ka pushtuar Azinë dhe ka nisur të depërtojë në Evropë.

Pas gjashtë ditësh ata panë se majmunët e vaksinuar ishin mirë, ata që po trajtoheshin ishin jo dobët, ndërsa të patrajtuarit po vuanin nga simptomat, shkruan The Sun.

Tani shkencëtarët po shpresojnë se mund të testojnë injeksionin edhe më gjerë për të parë nëse arrin të ndalë përhapjen e koronavirusit. Injeksioni është duke u testuar edhe në Kinë te disa pacientë që janë duke u trajtuar. “Remdesivir’ në të kaluarën ka mbrojtur kafshët kundër shumë viruseve në eksperimentet në laborator. Ilaçi i eksperimentuar ka qenë efikas te majmunët ndaj viruseve Ebola e Nipah”, ka thënë një zyrtar i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Deri më tani janë 2,619 të vdekur dhe 79,356 të infektuar në të gjithë botën nga koronavirusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME