Categories Opinion

Shehu: Jemi përballë grushtit të shtetit, duhet reagim goditës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News24 tha se vendi ndodhet përballë një “grushti shteti”, ndërsa hodhi akuza të forta në adresë të kryeministrit, Edi Rama. Duke folur për rezistencën e opozitës dje në Shkodër për konstituimin e Këshillit të ri, Tritan Shehu tha se për të frenuar “grushtin e shtetit” duhet një reagim më i fortë prej qytetarëve. “Situata është në një moment shumë të vështirë, jo vetëm në Shkodër. Unë e kam cilësuar si një grusht shteti në zhvillim. Kishim një farsë votimi, që nuk përfaqëson asgjë dhe ajo është nul. Kemi dy dekrete të Presidentit. Dekretet e Presidentit janë në fuqi. Kjo është e vërteta e Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë. Janë elementë që po e bëjnë më të rrezikshëm situatën. Opozita dhe PD ka protestuar për të ruajtur kushtetutshmërinë. E gjithë Shqipëria është një betejë e hapur”,- tha Tritan Shehu. Shehu foli dhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve. “Shkodra është një pjesë e betejës dhe kjo betejë po zhvillohet  për ligjshmërinë dhe në mbrojtje të demokracisë për t’iu përgjigjur grushtit të shtetit. Duhet qëndresë popullore për ta frenuar këtë revansh. Me këtë situatë vendi nuk do të hyjë në BE. Dje ajo e Shkodrës ishte një etapë në luftën e madhe që bën PD në ruajtjen e demokracisë. Etapa të tilla janë bërë edhe në rrethe të tjera. Nga ndërkombëtarët ka reagim. Unë mendoj se ndërkombëtarët janë të preokupuar, por më parë duhet të reagojnë shqiptarët. Duhet një lëvizje e madhe popullore dhe goditëse”-tha Shehu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME