Categories Lajme

Presidenti Meta kalon fundjavën mes maleve e pyjeve të Bizës dhe Martaneshit

Pas Bjeshkëve të Sharrit, liqenit të Jazhincës apo bukurive të Prevallës, presidenti Meta kësaj rradhe ka kaluar fundjavën mes maleve e pyjeve të Bizës dhe Martaneshit. Duke shpalosur bukuritë e maleve shqiptare shkruan:” Biza ka edhe një liqen shumë të bukur dhe impresionues, të rrethuar nga pyje dhe male, për të cilat duhet treguar kujdes dhe vëmendje,ndërsa monumentet natyrore janë pafund, siç është dhe gjelbërimi i pyjeve dhe maleve drejt Ballenjës në Martanesh.”

Meta shfaqet mes barinjve dhe eksploratorëve duke treguar bukuritë e natyrës shqiptare. Meta ishte edhe në Ballenjë të Martaneshit, ku ndodhet Vendi i mirë i Teqesë së Vjetër dhe uron besimtarët bektashinj dhe gjithë besimtarët shqiptarë, cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit.

Sipas Metës ky është një atraksion turistik për shumë turistë shqiptarë dhe të huaj me bukuritë që përmban sic janë shpella e Valit apo objektet e kultit e besimit. Meta:”Një peizazh i bukur malor, midis Bizës dhe Martaneshit, ndodhen disa monumente natyrore, siç është edhe shpella e Valit. Kënaqësi të takoja eksploratorë të huaj dhe vendas të shpellave, të cilët ashtu si edhe unë, ishin mrekulluar nga ky atraksion turistik.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME