Categories Lajme

Trump përsërit ambicien për Groenlandën: Premtoj se nuk do të ndërtoj një Trump Tower

Çdo ditë e më tepër mediat botërore po flasin për një dëshirë të papërmbajtshme të Donald Trump për të blerë nga Danimarka, ishullin e  Groenlandës

Diçka të tillë, Presidenti i vendit më të fuqishëm në botë, e ka pranuar publikisht përpara gazetarëve, por I ka vendosur të shkojë edhe më tej me deklaratat e tij ku së fundmi ka postuar  në Tëitter një foto të një kulle Trump në një fshat të vogël të Groenlandës.

 “Premtoj që nuk do të bëj këtë në Groenlandë”, shkruan ai me shaka përkrah saj.

Ky reagim dhe në një formë të tillë, vjen pas deklaratave të së dielës se ai ishte strategjikisht i interesuar për një marrëveshje për të blerë territorin arktik. Sidoqoftë, kryeministrja e Danimarkës u nxitua të komentojë dhe tha se Groenlanda nuk ishte për shitje dhe ideja e shitjes së saj tek shtetet e bashkuara është absurde.

“Groenlanda nuk është për shitje. Groenlanda nuk është Daneza. Groenlanda i përket Groenlandës. Unë shpresoj me gjithë zemër që e gjithë kjo nuk është serioze”, tha kryeministrja Mette Frederiksen për një gazetë vendase, gjatë një vizite në Groenlandë.

Ndërkohë mësohet se Trump do të vizitojë Kopenhagenin muajin e ardhshëm kur arktiku do të jetë në agjendë në takimet me Frederiksen dhe kryeministrin Kim Kielsen të Groenlandës që është një territor autonom danez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME