Categories Lifestyle

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po ju mash tron

Shumë ironike, në vend se në një lidhje të marrim dashuri, kujdes dhe mbështetje, ne ndonjëherë përfundojmë duke qenë të kontrolluar nga partneri ynë. Duhet të keni parasysh se jo të gjitha informacionet në këtë artikull janë subjektive dhe nuk duhet të merren parasysh në cilën do situatë. Sido që të jetë, këtu i gjeni disa nga këto shenja, raporton “Bright side”.

Ju jeni fajtor. Gjithmonë.

Mashtruesit ndajnë një aftësi të përbashkët: ata janë të përkryer për t;iu bërë të ndiheni fajtor në çfarëdo situate.

Dhe ata janë viktima. Gjithmonë.

Po ashtu, mashtruesit gjithmonë janë të mirë për ta bërë vetën viktima duke ju lënë të mendoni se jeta e tyre është aq e vështire dhe se ju duhet të ndjeheni keq për fatkeqësitë e tij ( dhe t’i ndihmona me ekstra punë që ata kanë pranuar).

Mashtruesit përdorin truqe për t’iu shmangur përgjegjësive. Andaj keni kujdes.

Ata provokojnë

Nëse një mashtrues është jashtë argumenteve, ai mund të tentojë të ju provokojë. Ata do ju thonë gjëra që një njeri normal nuk do i thoshte asnjëherë.

Problemet e juaja. Nuk i dëgjojnë asnjëherë

Një tjetër aftësi që e ndajnë mashtruesit është se atyre me të vërtet nuk ju intereson për asgjë. Nëse doni të flini për problemet e juaja, një person mashturues do mundohet të shmang bisedën dhe të bëhet kinse është i zërë me punë ose mund ta kthejnë bisedën duke folur për problemet e tyre.

“Unë vdes pa ty”

Kjo teknike manipulative zakonisht quhet shantazh emocionale dhe pa dyshim është njëra prej teknikave më egoiste.

Manipuluesi luan ndjenjën e frikës dhe fajit, duke imponuar përgjegjësi për jetën dhe shëndetin e tyre. Me fjalë të tjera “Unë nuk mundem të jetoj pa ty, ose do të vras veten”, gjë që asnjëherë nuk do ta bënin.

Ata përdorin truqe

Manipulatorët janë shumë të mirë në përdorimin e truqeve për të marr atë që dëshirojnë nga ju. Ata do ju bëjnë të shkoni në vende që ndoshta ju nuk pëlqeni dhe nuk do ju lënë hapësirë që t’i kundërshtoni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME