Categories Lajme

Sherr me bashkëfshatarin për pronën, 53-vjeçari rrëmben pushkën dhe hap zjarr

Një 53-vjeçar nga fshati Luras i Kolonjës është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka vrarë një kafshë të bashkëfshatarit të tij, me të cilin kishte konflikte. Pas zënkës për një pronë me një 39-vjeçar, 53-vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj kalit të personit që u konfliktua për motive pronësie.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse. Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme. Sakaq policia e kolonjës bën me dije se po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e 53-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 53 vjeç, banues në fshatin Luaras, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka vrarë me armë gjahu, një kafshë samari, në pronësi të një 39-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME