Categories Sport

Sot luhet Partizani-Roma, 18 mijë tifozë në “Air Albania”

Pas 444 ditësh, Roma rikthehet sërish të luaj në fushën e Stadiumit Kombëtar, ‘Air Albania’ në Tiranë. Gjiganti i futbollit italian sfidon kampionët në fuqi të Superligës shqiptare, Partizanin në një 90 minutësh ku rezultati nuk ka shumë rëndësi.

Më shumë se 18 mijë tifozë pritet të mbushin shkallët e Stadiumit Kombëtar, nga shumë shtete të ndryshme për të ndjekur nga afër një miqësore vërtetë luksi. Rikthimi i Zhose Murinjos pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët shqiptarë, me portugezin që vuan disa mungesa. Marash Kumbulla nuk do të zbresë në fushë për arsyejeve dëmtimi, ndërsa në dyshim mbetet ylli i skuadrës, Paulo Dibala.

Ky do të jetë një test i jashtëzakonshëm për Romën, në prag të sezonit të ri. Vetëm 11 orë pritet të qëndrojnë verdhekuqtë në kryeqytetin shqiptar për t’u rikthyer më pas në Itali dhe vijuar përgatitjet për duelin e fundjavës së ardhshme në kampionat ndaj Salernitanës.

Nga kryeqyteti shqiptar, Roma dhe Zhose Murinjo kanë kujtime të bukura, pasi një vit më parë erdhën dhe ngritën lart trofeun e edicionit të parë të “Conferenca League”. Me interes pritet edhe paraqitja e kampionëve të Superligës. Trajneri Zoran Zekiç mendohet se do t’i besojë lojtarëve që kanë më pak minuta deri në këtë moment, pasi duhet të ruaj boshtin për duelin e kthimit ndaj Valmjera, në turin e tretë kualifikues të “Conferenca League”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME