Categories Lajme

Shëtitje, biseda dhe argëtim, ja çfarë po bëjnë afganët në Qytet Studenti (Foto)

Ishim mësuar që kampusi studentor në Qytet Studenti të gumëzhinte nga zërat e studentëve vetëm me fillimin e vitit akademik në muajin tetor.

Por këtë vit, një nga zonat më të populluara të Tiranës është “pushtuar” nga qindra refugjatëve afganë, që janë vendosur në vendin tonë pas trazirave në Afganistan. Në fotot e siguruara nga LSA, ata më në fund ndihen të qetë dhe në paqe, pa krisma armësh në sfond dhe rrezik për jetën.

Burra e gra afganë, shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke përshkruar ambientet e Qytet Studentit. Disa janë me telefonë në duar, duke lundruar në to, por edhe duke komunikuar me të afërm që ndodhen në pjesë të ndryshme të botës. Disa, qëndrojnë të ulur në stola dhe konsumojnë një bisedë të çastit. Ka dhe nga ato të rinj, që kanë zgjedhur dritaret e konvikteve për të qëndruar me laptopë dhe me u marrë me punë të ndryshme.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka thënë se në Shqipëri do të mbërrijnë gjithsej rreth 4 mijë apo 5 mijë afganë, që më pas, destinacionin përfundimtar do të kenë SHBA-të dhe vendet e ndryshme të Evropës. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME