Categories Lajme

Vaksinat me detyrim për disa kategori/ Ku manipulohet me infektimet nga Delta?

Në prag të valës së katërt të koronavirusit gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit, kur numri i të shtruarve në spitalin covid ka shkuar në 100 pacientë, është marrë vendimi që tre shtresat e para që do të detyrohen të marrin vaksinën janë mjekët, studentët dhe arsimtarët. Komiteti Teknik i Ekspertëve dha ultimatum deri në 30 shtator, përndryshe një student, një mësues dhe një mjek që nuk pranon të vaksinohet duhet të paraqesin periodikisht test PCR me rezultat negative. Vendimi ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama më herët. Gjasat janë që nga studentët dhe mjekët të bëhet me detyrim tek shtresat e tjera, deri në mbulimin e plotë të popullsisë.

Argumenti kryesor që përdori Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për detyrimin e vaksinimit ishte fakti se 95% e atyre që janë shtruar në spital janë të pavaksinuar dhe se personat që refuzojnë vaksinimin, sipas saj, nuk janë përgjegjës vetëm për jetën e tyre, por ato shndërrohen në rrezik edhe për jetën e tjetrit duke mos u vaksinuar. “Zgjedhja për të bërë apo jo vaksinën nuk është thjesht personale.

Nuk është rasti klasik “ç’punë ke ti ç’bëj unë me trupin tim”. Jo! Refuzimi i armës mbrojtëse, që sot çdo qytetar e ka në dispozicion, falas, në çdo qendër shëndetësore në çdo cep të Shqipërisë, vë në rrezik jo vetëm jetën e kujt refuzon. Ai vë në rrezik jetën e familjarëve. Vë në rrezik jetën e miqve. Vë në rrezik jetën e shoqeve dhe shokëve në klasë apo auditor, të kolegëve e kolegeve në vendin e punës”, tha Manastirliu.

Çështja është se në të gjithë botën pranohet se vaksina zbut simptomat e rënda të koronavirusit, por kur flitet për transmetueshmërisë së variantit Delta, efektet e vaksinës janë të dyshimta. Jo më kot, ka një valë tjetër në të gjithë botën. Jo më kot, edhe shtete më nivele shumë të larta të vaksinimit, kanë nisur të mbyllen në karantinë për shkak të përhapjes së lartë të infeksionit. Sepse varianti Delta i koronavirusit, që është edhe në Shqipëri, prek edhe të vaksinuarit.

Pak ditë më parë Deutche Welle shkruante se “Raportet nga vende të ndryshme po konfirmojnë frikën e shkencëtarëve sipas të cilëve varianti Delta që u përhap me shpejtësi të frikshme në prill dhe maj 2021 në Indi ka më shumë të ngjarë se variantet e tjera që të përhapet ndërmjet personave të vaksinuar.”

Duke cituar një virolog amerikan, David O’Connor në Universitetin Ëisconsin-Madison, DW shkruan: “Të dhënat nga testet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Singapor tregojnë se personat e vaksinuar që infektohen me Delta-Sars-CoV-2 mund të kenë në zgavrën e hundës po aq virus sa të pavaksinuarit. Kjo do të thotë që pavarësisht nga mbrojtja prej vaksinimit, disa nga të vaksinuarit mund ta kalojnë virusin Delta tek të tjerët dhe të kontribuojë për përhapjen e tij”.

Infektimi i personave që e kanë marrë vaksinën, si ata që nuk e kanë marrë vaksinën, është edhe një nga arsyet që ka nxitur protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm. Sepse, përderisa infektimi do të ndodhë pavarësisht vaksinës, çdokush rezulton përgjegjës për jetën e tij. Por në tentativë për t’u imponuar mbi vaksinimin e detyrueshëm, Ministrja e Shëndetësisë ka kaluar në një manipulim të pastër, në fakt duke dëmtuar kredibilitetin e fushatës, që sapo ka nisur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME