Categories Sport

Shifra e çuditshme: Khabib-Gaethje, pse të fiksuarit e UFC e “tradhtuan”

Përballja e shumëpritur mes Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje u cilësua si eventi kryesor i vitit në UFC. Gjithsesi numri i personave që kanë bërë abonime “PayperView” ka qenë më i ulët se sa ishin pritshmëritë, pasi u bënë vetëm 675.000 abonime.

Shifra është e lartë, por shumë larg rekordeve të arritura më parë nga duelet e mëdha në UFC. Ndeshja e fundit e Khabib nuk ka hyrë as në dhjetë sfidat me më shumë abonime në historinë e UFC. Kështu, në vendin e dhjetë renditet dueli Rousey-Holm në vitin 2015, për të cilin 1.1 milionë persona blenë abonimet për ta para.

Tre vendet e para janë shumë larg për ndeshjen Khabib-Gaethje. Deri më tani vendin e tretë e mban sfida mes Lesnar dhe Mir, me 1.6 milionë abonime  “PayperView”. Më pas renditet dueli mes Diaz dhe McGregor, me 1.65 milionë, kurse vendi i parë mbahet nga supersfida e vitit 2018 mes Khabib dhe McGregor.

Ajo sfidë kapi majat, me 2.4 milionë abonime  “PayperView”. Pse Khabib-Gaethje “dështoi” janë disa arsye. Arsyeja e parë dhe kryesore është se ndeshja u zhvillua në Arabinë Saudite. Ndryshimet në orar ndikuan, pasi sfida filloi të transmetohej në Amerikë në 02:00 të natës.

Atje janë tifozët më të shumtë dhe këtë herë kanë zgjedhur të pushojnë dhe të mos e ndjekin duelin, që u mbyll që në raundin e dytë. Sigurisht edhe kriza financiare prej pandemisë së krijuar nga COVID-19 ka pasur ndikimin e vet në numrin e ulët të të abonuarve për duelin Khabib-Gaethje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME