Categories Kuriozitete

Shihni elefanten 70-vjeçare kockë e lëkurë

Një elefante femër 70-vjeçare, Tikiiri është shfaqur në gjendje aspak të mirë shëndetësore, përkrah 60 elefantëve të tjerë që do të marrin pjesë në Festivalin Perahera në Sri Lanka këtë vit.

Në festivalin dhjetë-ditor budist shfaqen kafshët e dekoruara së bashku me një mori interpretuesish duke përfshirë kërcimtarë, zjarrfikës dhe muzikantë.

Fotografitë e tmerrshme bënë xhiron e rrjetet, pasi u shpërndanë nga “Fondacioni Save Elephant”.

“Tikiri bashkohet në paradë herët në mbrëmje deri në orët e vona të natës. Kjo për çdo natë për dhjetë net rresht, mes zhurmës, fishekzjarreve dhe tymit. Ajo ecën shumë kilometra çdo natë në mënyrë që njerëzit të ndjehen të bekuar gjatë ceremonisë”, – tha fondacioni.

Ndërsa Tikiiri duket magjepsëse për ndjekësit e festivalit me veshjen e saj që i hidhet mbi trup askush nuk e sheh se çfarë fshihet poshtë asaj mbulese.

“Askush nuk e sheh trupin e saj kockor ose gjendjen e saj të dobësuar, për shkak të kostumit të saj. Askush nuk i sheh lotët në sytë e saj, të dëmtuar nga dritat e ndritshme që dekorojnë maskën e saj, askush nuk e sheh vështirësinë e saj për të shkelur pasi këmbët i janë prangosur ndërsa ecën. Si mund ta quajmë këtë festival ‘një bekim’, ose diçka të shenjtë, nëse bëjmë jetë të tjera të vuajnë?” – shkruajti fondacioni.

Fondacioni tha që Tikiiri punon për “tempullin në qytetin Kandy” dhe u bëri thirrje shikuesve që t’i shkruajnë kryeministrit të Sri Lanka për t’i dhënë fund kësaj mizorie.

Ata që shikuan fotografitë thanë se kishin mbetur të ‘zemërthyer’nga keqtrajtimi i Tikiirit.

“Të trajtosh dhe të përdorësh këtë krijesë të bukur në një mënyrë kaq të neveritshme tregon se njerëzit me të vërtetë mendojnë se janë raca superiore … Kjo është dashur të ndalet dhe unë për një do t’i shkruaj qeverisë së Sri Lankan”, shkruante një person.

“Unë e urrej atë që ne të vazhdojmë t’i bëjmë këtyre krijesave të bukura madhështore” shtoi një tjetër.

“Kjo është shumë e keqe – kam lot në sytë e mi. Kjo zonjë e bukur ka nevojë për një vend të shenjtë për të jetuar ditët e mbetura. Kjo më copëton zemrën”, ka shkruar një person.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME