Categories Bota, Lajme

Shihni si shkundet anija gjigante nga dallget e larta (Video)

Pothuajse 900 persona dhe ekuipazhi përjetuan momente emocionuese në bordin e kroçeres “Sky Viking”, pasi ajo dërgoi sinjal alarmi për shkak të problemeve të motorit. Anija gjigante ndodhej jashtë bregut shkëmbor perëndimor të Norvegjisë në momentin e defektit. Pasagjerët dërguan fotografi dramatike nga brenda.

Ekipi i shpëtimit arriti të vërë në punë tre nga katër motorët e anijes më vonë të dielën në mëngjes dhe aktualisht anija është tërhequr në qytetin port të Moldës. Dy anije të tjera e ndoqën atë, një përpara dhe një mbrapa. Anija gjigante kishte fillimisht 1,373 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, 915 prej të cilëve nga Britania e Madhe dhe SHBA.

Të paktën 479 persona u evakuan nëpërmjet helikopterëve. Disa njerëz kanë pësuar lënd.ime dhe tre prej tyre janë në gjendje serioze. Shtatëmbëdhjetë vetë janë shtruar në spital, sipas autoriteteve lokale. Video që udhëtarët postuan në mediat sociale tregojnë karrige dhe mobilje që rrëshqasin nëpër dysheme, pasi anija u lëkund nga njëra anë në tjetrën si pasojë e stuhisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME