Categories Lajme

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje sot dhe nesër/ Ja qarqet më të rrezikuara

Reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Ky është parashikimi i IGJEUM për mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme.Sipas buletinit që publikon instituti në fjalë, qarqet më të rrezikuara janë Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

IGJEUM shton më tej se, veçanërisht sot në mbrëmje dhe nesër mund të paraqiten probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve, përcjell Syri.net. Ja çfarë thuhet në buletininin e IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Sot pasdite (e diel dt.03) dhe nesër (e hënë dt.04) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Lezhë dhe Berat, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj. Reshjet do të të shoqërohen edhe me shtrëngata në të gjitha qarqet.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE:

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të parashikuara pothuajse në të gjithë territorin, ekziston mundësia e vërshimeve të shpejta.

Gjithashtu, veçanërisht sot në mbremje (e diel dt.03) dhe nesër (e hënë dt.04) mund të paraqiten probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve. Më të rrezikuara nga vershimet e shpejta janë sidomos qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME