Categories Sport

Partizani kryesues falënderon Hoxhën, me Luftëtarin e zgjidh për tri minuta

Partizani ka marrë tre pikët që i nevojiteshin në duelin e sotëm përballë Luftëtarit, duke shkuar i vetëm në kreun renditjes së kampionatit me 21 pikë, për të nisur një arrati të vogël ndaj ndjekësve të tij kryesorë në Superiore. Por të kuqtë kanë vuajtur më shumë se sa pritej përballë Luftëtarit sot dhe duhet të falënderojnë Alban Hoxhën. Kapiteni u tregua vendimtar në pjesën e parë, duke pritur një penallti të Rapos që mund të kishte komplikuar shumë ndeshjen e më pas duke bërë disa ndërhyrje të mira për t’i dhënë sigurinë prapavijës e cila e kthyer në rreshtimin me 3 nuk po funksiononte siç duhej.

Në fraksionin e dytë të lojës Lerda ndryshoi skemë dhe hodhi në fushë Asanin, duke i dhënë më shumë impuls sulmit. Të kuqtë zgjidhën më pas shpejt ndeshjen me dy gola të shpejtë të Çinarit dhe të vetë Asanit pas një penalltie që fitoi ky i fundit. Në atë moment praktikisht ndeshja u mbyll, pasi Luftëtari dukej i dorëzuar në fatin e tij dhe në minutat në vazhdim u shfaq rrallëherë kërcënues përballë Hoxhës.

Partizani-Luftëtari 2-0
54′ Çinari, 56′ (p) Asani

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME