Categories Politike

Shkarkimi i drejtorëve, reagon PD: Rama po përpiqet të lajë duart nga vjedhja, ata e kanë vendin në burg

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me shkarkimet e tre drejtorëve gjatë dy ditëve të fundit përmes deputetes, Dhurata Çupi e cila në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo është një përpjekje Ramës për të larë duart nga vjedhja 40 milion euro tek Unaza e Re.

“Shkarkimi i drejtorëve hajdutë të Edi Ramës është i pamjaftueshëm dhe një përpjekje për të larë duart nga vjedhja 40 milion euro tek Unaza e Re.  Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg! Por drejtësia është e paplotë, nëse do të vazhdojë të mos hetojë Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën për skandalin e vjedhjes tek Unaza e Re,” – deklaroin ndër të tjera deputetja.

Çupi u shpreh se, “Protesta dhe qëndresa është e vetmja gjuhë që njeh frikacaku Edi Rama. Dhe këtë do të marrë derisa t’ia arrijmë t’u heqim shqiptarëve nga qafa një kryeministër hajdut, arrogant, shërbëtor i krimit dhe oligarkëve”.

Deklarata e plotë e deputetes:

Fushata e shkarkimeve të drejtorëve hajdutë të Edi Ramës është treguesi i kalbëzizimit nga korrupsioni i kësaj qeverie, e cila nuk është e aftë të bëjë reforma, por do të ndërrojë hajdutët e vjetër me hajdutët e rinj.

Një qeveri që ka vullnet të luftojë korrupsionin dhe jo të ndajë me klientët e saj paratë e shqiptarëve do ta çonte sot drejt qelisë së burgut drejtorin e Rrugëve, drejtorin e OST-së, drejtorin e Portit dhe çdokënd tjetër që vjedh.

Kjo nuk ka për të ndodhur me vullnetin e Edi Ramës, sepse tenderi i Unazës së Madhe, për të cilin po shkarkohen sot drejtorët e tij, u mbrojt nga vetë Edi Rama.

Partia Demokratike ka denoncuar që në fillim me fakte se tenderi 40 milionë euro për 2 kilometra është abuziv, korruptiv dhe me fitues të paracaktuar.

Partia Demokratike  ka denoncuar e para dhe solli prova se DH Albania, ishtë kompani e dyshimte me lidhje direkte me Damian Gjiknurin dhe Edi Ramën.

Shkarkimi i shërbëtorëve të oligarkëve, të cilët grabisin shqiptarët me firmën e Edi Ramës, është i pamjaftueshëm, është një përpjekje për të larë duart me vjedhjen e 40 milionë euro.  

Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg! Por drejtësia është e paplotë, nëse do të vazhdojë të mos hetojë Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën për skandalin e vjedhjes tek Unaza e Re.  

Tenderi i 20 milionë eurove për 1 kilometër rrugë duhet të anullohet!

Dhe, meqë jemi tek tenderat.

Sot, Edi Rama, përdori zonjën 5 milionë dollarë të doganave për të mashtruar sërish studentët. Nga anullimi i Thumanë-Kashar nuk ka asnjë qindarkë të parashikuar në buxhetin e shtetit për këtë vit.

Çdo fjali tjetër është mashtrim dhe gënjeshtër!

Protesta dhe qëndresa është e vetmja gjuhë që njeh frikacaku Edi Rama. Dhe këtë do të marrë derisa t’ia arrijmë t’u heqim shqiptarëve nga qafa një kryeministër hajdut, arrogant, shërbëtor i krimit dhe oligarkëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME