Categories Lajme

Shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, reagon e motra: Dhe të vdekur ua keni frikën se mos çohen

Varri i Fatmir Haklajt është shkatërruar sërish. Persona të paidentifikuar kanë thyer pllakat e varrit të tij.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë motra e Fatmir Haklajt, Zylfie Haklaj, e cila në llogarinë “Haklajt e Tropojës” ka postuar foto të varrit të shkatërruar.

“Ju po ngelshi tane kohen ne Koder te  varrezave tona se edhe  te vdekur jau keni frigen a mos po cohen. Na  e kena dite  qedo ti prishni dhe me qellim i kena punue me dite te sakte kushe merret me keto pune. Hajrin ja pafshi punes”, shkruan ajo.

Historia e vrasjeve në familjen Haklaj

Familja e Haklajve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë. Është një nga familjet më të mëdha në këtë rrethinë. Trazirat e vitit 1997 bënë që djemtë e kësaj familjeje të bëheshin “bajraktarët” e gjithë Tropojës.

Një nga djemtë e Haklajve, Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte policinë e Tropojës. Numri i djemve tropojanë, të vrarë vetëm në 16 vjetët e fundit, pas vitit 1997, është rreth 200 persona. Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit Haklaj, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit. Pas kësaj vrasjeje nisën vrasjet e tjera të shumta serike, që kanë lidhje me fisin Haklaj të Tropojës.

Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998. Më datën 5 janar 1998 vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike, Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes Haklaj. Pas kësaj vrasjeje nis vrasja e djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, të kryefamiljarit Muharrem Haklaj. Ndërkohë, më 4 gusht 1999, vriten në atentat, në afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj.

Vetëm tre muaj më pas vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Hakmarrja ndaj fisit Haklaj nuk është ndalur me kaq. Më 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi me snajper i djalit tjetër, Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes Haklaj është kryer më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME