Categories Lajme

Shkelën masat e sigurisë, pezullohen tre biznese! Gjobë për tre të tjerë

Në 24 orët e fundit Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 3 masa për pezullim aktiviteti për biznese që kishin shkelur protokollin e sigurisë për masat anti-Covid.

Gjithashtu janë gjobitur edhe 5 biznese të tjera që janë konstatuar me shkelje më të lehta. “Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-COVID kanë kryer 1526 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit.  Janë vendosur 8 masa administrative për subjekte dhe individë: 5 masa administrative me gjobë; 3 masa për pezullim aktiviteti. Në total gjatë epidemisë janë realizuar 135.733 inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 531 masa administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjenës, distancimin social dhe shmangien e grumbullimeve. MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00″, njofton ISHSH.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME