Categories Teknologji

Shkelje të rregullave të privatësisë, Facebook gjo bitet me 5 miliardë dollarë

Gjigandi “Facebook” është gjobitur me një vlerë prej 5 miliardë dollarësh për shkak të shkeljeve të rregullave të privatësisë që kjo kompani i ka bërë në rastin “Cambridge Analytica”.Në mediat e huaja raportohet se gjoba është miratuar përmes votimit me shumicë votash nga Komisioni Federal për Tregti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Hetimi i Komisionit Federal për Tregti i Shteteve të Bashkuara kishte filluar në mars të vitit 2018 pasi gazeta “The Guardian” kishte zbuluar se kompania “Cambridge Analytica” i kishte marrë të dhënat e më shumë se 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut në mënyrë ilegale.Gjoba prej 5 miliardë dollarësh do të ishte më e madhja që është dhënë ndonjëherë nga Komisioni Federal për Tregti kundër një kompanie teknologjike dhe më i madhi kundër një kompanie për shkelje të privatësisë. Kjo shifër është e përafërt edhe me dënimin që e prisnin zyrtarët e Facebook-ut, të cilët kishin thënë se mund të dënohen me gjobë prej 3 deri 5 miliardë dollarësh.Pavarësisht shumës së madhe të parave, analistët thonë se ky ndëshkim nuk është i mjaftueshëm dhe se vështirë që do të lërë ndonjë shenjë në llogarinë bankare të gjigantit teknologjik. Kjo kompani ka pasur te ardhura prej më shumë se 15 miliardë dollarësh vetëm në tre muajt e parë të vitit 2019, shkruan “The Guardian”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME