Categories Lajme

Shkodër dhe Elbasan 44 mësues me Covid 19

Elbasani renditet në 5 qarqet ku ka më shumë të infektuar me koronavirus që janë ende duke u mjekuar. Problematike shfaqet situata edhe në sistemin arsimor. Aktualisht janë duke e kaluar Covidin 44 mësues.” Për Policinë e Shtetit, shkelja e masave parandaluese është shkak për përhapjen e Covid 19.

“Në hapësira të vogla ka pjesëmarrës apo prezencë të shumë personave që besoj dhe mendoj se është bërë shkak dhe për hapjen e infeksionit të Covid 19.”

Këto shqetësime u ngritën në një mbledhje të jashtëzakonshme të Prefekturës së qarkut, ku u kërkua ndalimi i lëvizjes pas fashës së lejuar, distancimi social dhe mbajtja e maskave.

Edhe Shkodra është duke parë numër të lartë infektimesh, ndaj kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, deklaron se do të ketë më shumë kontrolle. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shkodër kanë vdekur 75 qytetarë  nga koronavirusi, shifra këto që hidhen poshtë nga Ademi.

“Edhe për çdo njësi administrative kalon numrin 165, të regjistuar shkaku i vdekjes Covid në kartelën mjekësore që plotësohet në çdo rast, kjo e verifikuar në çdo zyrë të Gjendjes Civile.” 5 bashkitë e qarkut Shkodër shënuan 2383 vdekje në 2020, përkundër 1809 që patën në 2019, me një rritje prej 574 vdekje më shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME