Categories Kuriozitete

Shkoi të hiqte gurin në veshka, 23-vjeçarja zbulon papritur që ishte shtatzënë

Një vajzë 23-vjeçare zbuloi se ishte shtatzënë vetëm dy orë para lindjes, pasi shkoi në spital të kurohej nga një gur në veshka. Lizzie Quah, mësuese e baletit nga Bloomington, Illinois, tregoi historinë e saj tronditëse përmes një video në TikTok, duke shpjeguar se si shkoi në dhomën e urgjencës pasi u zgjua me dhimbje të forta në orën 2.30 të mëngjesit në 23 qershor 2019. Ajo e përshkroi dhimbjen si ‘më të keqe të jetës së saj’ dhe kur mendoi se kishte një gur në veshka ajo i kërkoi mamasë që ta çonte në spital.

Pasi u pranua në spital, ajo zbuloi se ishte shtatzënë dhe lindja nuk do të vononte. Dy orë pasi zbuloi se ishte shtatzënë, Lizzie lindi fëmijën që peshonte 2.9 kg Ajo sqaroi se nuk kishte simptoma dhe asnjë ide se ishte shtatzënë.

Ajo tha: Kam fituar pak peshë, por vetëm aq sa kam ndjerë sikur më duhej të kthehesha në rutinën time të stërvitjes … po punoja shumë në gjashtë muajt e fundit para se ajo të lindte, dhe po haja në mënyrë të shkujdesur.
Lizzie tani ka një vajzë të lumtur të shëndetshme, Winnie June, e cila është 11 muajsh.

Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME