Categories Lajme

Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Lezhë dhe Vlorë marrin masat e nevojshme ndaj situatës së përmbytjes

Në fillim të janarit 2021, Shqipëria u përball me reshje me intensitet të lartë që rezultoi në përmbytje dhe rrëshqitje të dherave në shumë pjesë të vendit. Situata ishte më sfiduese për disa prej qyteteve bregdetare, si Shkodra, Lezha dhe Vlora. Në përgjigje të kësaj situate, Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime (UK) përkatëse morën masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

Grupe pune të posacme u ngritën për montorimin e përditshëm të të gjithë stacioneve të pompave dhe rezervuarëve.  Në rastin e Shkodrës dhe Lezhës, shoqëritë UK çmontuan pompat në stacionet të cilat rrezikoheshin të përmbyteshin, kryesisht në zonat periferike, dhe më pas u ri-montuan pas normalizimit të situatës. Që në fillim, Shoqëria UK Shkodër bëri të mundur me anën e mjeteve në dispozicion, furnizimin me ujë të pijshëm për njësitë administrative në situatë emergjence. Gjithashtu, shoqëria ka vazhduar punën për pastrimin e puseta dhe gradelave nga materiale të ndryshme të grumbulluara nga sasia e madhe e ujit.

Gjithashtu, një punë e mirë është bërë nga UK Vlorë duke informuar qytetarët përmes faqes zyrtare në “Facebook”, por edhe nëpërmjet mediave, që gjatë orëve me reshje intensive shiu, të ishin vigjilentë dhe të shmanginin daljet dhe lëvizjet e panevojshme. Dhjetra problematika të raportuara në kanalet komunikuese të shoqërisë në rrjetet sociale u zgjidhën në kohë. Për më tepër, drejtori i UK Vlorë, z. Shkëlqim Leskaj, inspektoi situatën në terren, si në Novoselë ku Lumi Vjosa kishte dalë nga shtrati dhe në fshatin Xhyherinë, ku rritja e nivelit të Lumit Shushica, vuri në rrezik vendosi në rrezik stacionin e pompimit në këtë fshat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME