Categories Kulture

“Shpia e Agës” premierë në Shqipëri. Filmi i regjisores nga Kosova edhe në festivalet botërore

E ftuara e radhës në emisionin ‘Chic” është një regjisore nga Kosova, Lindita Zeqiri. Ajo është një regjisore e jashtëzakonshme, e cila sapo ka prezantuar filmin e tretë premierë dhe pritet që të ketë një sukses të madh.

Lendita Zeqiri është kineastja kosovare, e cila e ka çuar Kosovën në 300 vende të botës dhe ka sjellë në shtëpi mbi 58 trofe në festivalet më të rëndësishëm. Madje ka marrë 3 konfirmime për garën në Oscar me filmin e shkurtër artistik “gardhi.” Tashme ajo e ka nisur me sukses edhe rrugëtimin në filmin e parë artistik “ “Shpia e Agës”. Për një orë e 40 minuta ajo për historinë e pesë femrave dhe një djaloshi pas luftës së Kosovës.

Pesë femra të cilat përballen në një shtëpi dhe një djalosh i vogël, që mbart një dramë të madhe. Heroi Aga, është duke u rritur në një mjedis të pazakonte rrethuar nga e ëma dhe katër gra të tjera që vuajnë pasojat e luftës. Duke kërkuar gjithmonë për figurën e të atit këtu lind konflikti në histori.

Të gjitha këto vijnë në një lidhje artistike sa fine aq edhe njerëzore. Filmi do të shfaqet edhe në kinematë shqiptare prej datës 26 shtator. Ndërsa në datën 25 gusht filmi pati premierën kryesore dhe botërore në Ceki, në Festivalin e Karlovy Vary-t.

Në një intervistë për emisionin “Chic” të gazetares Fjodora Fjora në News 24, Lindita Zeqiri tregon më shumë rreth këtij filmi.
‘Shpia e Agës’ ndryshon nga dy filmat e parë, vjen me një histori pas luftës në Kosovë. Si lindi ideja e një filmi të tillë?

E kam pak të vështirë të tregoj pse kjo ide. Si pikënisje është shumë personale, autoktone sepse unë jam nga Kosova. Gjithçka unë e kam marr aty dhe prej asaj por mënyra që i afrohem temës është njerëzore nuk ka të bëjë me vendin apo me kohën e caktuar. Lirisht filmit “Shpia e Agës’ mund t’ia heqësh kohën, vendin dhe ta vendosësh në një kohë tjetër në një vend tjetër me një gjuhë tjetër dhe mund të funksionojë shumë mirë, domethënë është universale edhe pse gjenezën e ka në Kosovë.

Në këtë film gra të moshave dhe dramave të ndryshme janë vënë përballë njëra tjetrës në mënyrën më artistike të mundshme. Pra kjo dramë personale e çdo personazhi janë histori të ndryshme të Kosovës apo janë të gjitha punë e skenarit të jashtëzakonshëm që ti ke bërë?

Unë nuk kam dëgjuar për raste të veçanta të personazheve që kam në film, kam lexuar për ngjarje të tilla por jo se janë tamam si në film. Për mua ka qenë një shtysë, për të parë deri ku shkon ai patriarkalizmi që e kemi të trashëguar dhe nuk ka ikur ende edhe sot, mentaliteti, shoqëria, problemet rastet e dhunimit që në film kemi një të tillë.

Ke ndërtuar një film i cili ka një ngjarje shumë të thellë por ka në bazë të tij femrat. Kë menduar ndonjëherë riskun e madh për të ndërtuar pesë karaktere të ndryshme femërore? Ndjeve rrezikun se këto karaktere të mos zbërthenin atë që ti doje të sillje si regjisore?

Në momentin që skenari është i kompletuar, i përfunduar asnjëherë nuk dyshoj që nuk do të arrij të realizohet sepse puna më e madhe është te skenari më pas puna tjetër është kënaqësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME