Categories Sport

Shqipëria barazon me Çekinë, super goli i Bajramit na jep 1 pikë me vlerë

Mbyllet në barazim 1-1 sfida Çeki-Shqipëri. Kuqezinjtë marrin 1 pikë me shumë vlerë në këtë rrugëtim drejt Euro 2024.

Të parët që shënuan ishin çekët, me anë të Černý në minutën e 56.Por Shqipëria nuk u dorëzua. Kuqezinjtë shënuan në të 66-tën me anë të Bajramit.

Një super gol që na jep shpresë për një biletë në Gjermani vitin tjetër. Kështu Shqipëria qëndron në vendin e dytë me 7 pikë. Çekët vijojnë të kryesojnë me 8 pikë.

Pas nesh janë polakët që falë fitores me Ishujt Faroe shkojnë në kuotën e 6 pikëve. Sfida e radhës është ajo me Poloninë më 10 Shtator. Një finale që do të transmetohet në Tv Klan në orën 20:45 të së dielës.

Sot kemi vetëm një qëllim: Fitore. Shqipëria luan në Pragë ndeshjen e katërt në këtë fazë eliminatoresh për Euro 2024.

Përballë kemi Çekinë, kryesuesen e grupit, një kundërshtar shumë i fortë.

Një fitore sonte e bën më të prekshme ëndrrën e Europianit.

90’ + 7 – Mbyllet barazim 1-1 Çeki-Shqipëri.

90’ + 5 – Karton i verdhë për Provod. Ramadani ishte duke vrapuar rrezikshëm drejt zonës. Faull taktik që na jep një mundësi për të shënuar dy minuta para fundit, por nuk shfrytëzohet siç duhet.

90’ – 7 minuta shtesë jep arbitri i katërt.

85’ – Zëvendësime për Çekinë. Largohet Krejči, në fushën e lojës Chytil. Largohet edhe Čvančara. Futet Lingr.

83’ – Tjetër zëvendësim për Shqipërinë. Futet Uzuni në fushën e lojës. Largohet Seferi. Largohet edhe Bajrami. Futet në fushën e lojës Gjasula.

83’ – Kuqezinjtë fitojnë një top në mesfushë. Nuk përfiton Daku. I jep një top të fortë Mujës. Rivënie anësore për Shqipërinë.

78’ – Luftojnë fort kuqezinjtë. Bëjnë presion të lartë në mesfushën e Çekisë. Futja e Keidi Bares u ka dhënë shumë energji.

73’ – Etrit Berisha bën mrekullinë. Bën të pamundurën pas një gjuajtje me kokë nga Krejçi. Më pas Ismajli nxjerr topin në goditje këndi.

70’ – Dy zëvendësime edhe për Çekinë. Largohet Černý. Në fushën e lojës Hlozek. Largohet edhe Kuchta. Futet Jureçka.

69’ – Largohet Asllani. Në fushën e lojës Keidi Bare. Largohet edhe Asani, në fushën e lojës Arbnor Muja.

66’ – Goooooooooooool! Çfarë bën Nedim Bajrami! Shqipëria barazon me një gol spektakolar.

59’ – Largohet Cikalleshi, futet në fushën e lojës Daku.

58’ – Rrezikon sërish Çekia. Moment i vështirë për Shqipërinë. Rezultati mbetet 0-1.

56’ – Shënon Çekia, por Taylor sinjalizon pozicion jashtë loje. VAR konfirmon lajmin e keq për Shqipërinë. Rezultati 1-0 për Çekinë. Shënon Černý.

47’ – Rasti më i rrezikshëm. Shqipëria gabon shumë e këtë e bën edhe në mbrojtje. Çekët shënojnë, por nuk vlen goli i tyre për pozicion jashtë loje. VAR konfirmon gjithçka.

45’ – Nis pjesa e dytë Çeki-Shqipëri!

Mbyllet barazim 0-0 pjesa e parë Çeki-Shqipëri. Të dyja skuadrat luftojnë shumë. Çekët nuk kanë përfituar nga disa gabime të kuqezinjve. Po ashtu, as lojtarët e kombëtares nuk kanë qenë të saktë në aksionet e tyre. Një dominim i lehtë nga çekët, por Shqipëria vijon të qëndrojë fort dhe rrezikon sapo i jepet mundësia.

45’ – 2 minuta shtesë!

45’ – Çfarë topi i Asllanit. Cikalleshi rrëzohet në zonën kundërshtare, por sulmuesi e mori topin me dorë.

43’ – Sërish moment i vështirë për shqiptarët. Dhurojnë një top që mund të ishte fatale për ne. Goditje këndi për Çekinë.

42’ – Taulant Seferi jep një top të gabuar. Përfitojnë çekët. Souçek godet portën, por mjaft mirë i vendosur Ismajli. Shpëton Shqipëria.

41’ – Harkim në zonën e kuqezinjve që merr formën e një goditje. Grushton Berisha.

38’ – Top i rrezikshëm nga çekët. Čvančara tenton me kokë, por jashtë kuadratit të mbrojtur nga Berisha.

32’ – Asllani shkakton faull ndaj Kuchta-s.

27’ – Çfarë humb Shqipëria. Sërish fitojnë një top në mesin e fushës. Asnjë futbollist i kombëtares nuk mund të godasë drejt portës pasi çekët organizohen shumë shpejt.

26’ – Asani kap në befasi mbrojtjen çeke, por Bajrami e jep topin shumë vonë. Pozicion jashtë loje.

24’ – Goditje me kokë nga Souçek. Pret Berisha.

21’ – Aksion i bukur nga çekët, por Kral e dërgon në rivënie fundore.

20’ – Lojë e barabartë mes dy ekipeve. Secila synon të mos bëjë gabime. Luftohet më së shumti në mesin e fushës.

11′ – Goditje nga jashtë zone, por i gatshëm Berisha. Vijon 0-0 sfida.

Shqipëria barazon me Çekinë, super goli i Bajramit na jep 1 pikë me vlerë

5’ – Provon Shqipëria. Mitaj synon një top për Cikalleshin, por sulmuesi është jashtë loje.

2’ – Kros nga Asllani për Seferin. Sulmuesi pretendon një shtyrje. Rivënie fundore për anglezin Taylor.

0’ – Nis sfida!

Shqipëria barazon me Çekinë, super goli i Bajramit na jep 1 pikë me vlerë
Shqipëria barazon me Çekinë, super goli i Bajramit na jep 1 pikë me vlerë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME